Lajm i trishtë;ka ndërruar jetë prof. Valdete Kryeziu

0

                    Edhe një lajm i trishtë sot ishte në Prizren,ka ndërruar jetë profesoresha . Valdete Kryeziu, profesoresha ne Shkollën e Mesme te Mjekësisë “Luciano Motroni”, deri në pensionimin. Ja si shkruan  mbesa e sajë ndarjen nga halla e saj profesoresha  e nderuar Valdete:

     ‘’Sot na la edhe halla Valdet, e lindur me 10.08.1953 ne Prizren, një femër shume bashkohore qe kishte thyer dhe tabu te asaj kohe duke qene nga femrat e para shqiptare qe studionin jashtë vendit, njëkohësisht pjese e kuadrit te pare te studenteve nga Kosova qe ndjeken studimet e larta te mjekësisë ne kuadër te Kryqit Kuq Ndërkombëtar ne Beograd, ne degën “Patronazh- Kujdesi ndaj Pacientit”, ku dhe diplomoi ne vitin 1973 si një prej studenteve me te dalluara, e ku ishte vetëm 22 vjeçare, për t’u kthyer pastaj ne Kosove dhe dhëne kontributin e saj duke shkolluar shume gjenerata te mjekësisë, si profesoreshë ne Shkollën e Mesme te Mjekësisë “Luciano Motroni”, deri ne pensionimin e saj 3 vite me pare. Profesoresha Valdete gjate helmimeve ne shkollat shqipe para luftës se fundit ne Kosove, përjetoi je nga helmimet me te renda ku dhe me vite te tera ishte ne trajtim mjekësor dhe pothuajse nga ajo kohe me kurrë nuk gëzoi shëndet te plote, por kjo nuk e ndali dhe vite me vone ju kthye serish punës. Ajo nuk u martua kurr dhe jetonte me Nënën e cila ne 7 vitet e fundit te jetës ishte e palëvizshme, e halla Valdete nuk u dorëzonte kurrë duke u kujdesur dhe për gjyshen deri ne fund te jetës se saj. Pastaj jeta e prof. Valdete vazhdoi e vetme deri ne mëngjesin e sotem ku papritmas ndërroi jete, vetem 8 muaj pas ndarjes nga jeta e vëllait te saj me te dashur, Babit tim

Halla Val pusho e qete tani, shpirti yt u prehtë ne paqe, lutem qe Zoti te  shpërblen me Xhenet, do te dua dhe do te kujtoje gjithmonë si një femër shume te fort e zemërbardhë, te lutem ma përqafo Babi shume /qendrapress.com/

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *