E  diela poetike me penën e artë të shkrimtarit;Gëzim Ajgeraj

Brezat e udhëve

———————–

Në trastë të udhëve i gjetën udhët

me etjen e përmalltë të largësive i rritën

na i kishin mall djepat, këngët

ninullat e munguara të lokeve

kullat e harruara, odat zakonet

porositë e munguara të gjyshërve, ledhatimet

me nga një barrë udhë mbi shpinë

ngarkuar si trashëgimi etërish

pa atdhe i kishin lënë

gjë prej gjëje s’kishin marr me vete, as gjetur

dikush u kishte thënë; brezi i humbur!

Zvicër, 2022

————————-