E diela poetike me poeten;-Shukrije GASHI
Miq Liria ka emër edhe nesër
————————————————–
Liria as nesër fle rahat në lëkurën e saj
ngushtë rrudhur në paketë Kosovë
zhgënjyer nga katandisja dje
sot nuk heshtë e as nuk qanë rebele kërkon
shpagim dhe jo haraç hajdutësh grabitqarë
Në Banjska dje çakejtë vranë një njeri
n’ tokën e vetë teksa mbronte njerëzit e tij
dhe paqen e brishtë etur për frymëmarrje
t’lirë Mileniumit të ri
Miq Liria ka emër edhe nesër jo shtegut
të dyzuar vrasësi dhe i vrari bashkëfajtorë…
www.qendrapress.com