E diela poetike me poeten;-Nexha REÇICA

KUR LËNDOHET SHPIRTI

———————————–

Ti sonte

i ngjason një luftëtari

që ka humbur luftën

dhe dukesh valë deti

në përmbysje

të ujit të trisht.

E unë mbi plagën time

fashoj heshtjen me mall

kur sonte udhët

plot dhimbje janë ndarë

Ç’pështjellim në vjeshtë

që të solli luftëtar.

www.qendrapress.com