E diela poetike me poeten ;Teuta Shaqiraj
Poezi ime
——————————–
vajzë e ndrojtur nga “erosi “, adaptuese e kohës martire
me duar të ndotura pandemie.
Frymuar e veshur me ajrin e pranverës
ne ikje ,në ardhje ,në pritje .
Së larti muza bie, si rrufe mbi letra e shkronja
urrejtje e dashuri përqafen e pagëzohen shpesh në rreshta.
Poezia ime
në shkulmë emocionesh e drithërimë
me brishtësi shkel vargun e thith ajër poezie.
Në kasollen e vetmisë fryn e njëjti fllad maji,
E njëjta arome gjineshtrash seç më deh nga mali.
Si nje pelë që pupthi me trok të papërmbajtur
gjethet dridhen nga syri i një mashkulli të bukur.
Poezia ime
Më rrëmben me ritmin e një tangoje që rimon vetveten
e të marr frymë me ajrin ,bimet e sendet.
I dashur bëhet vargu më puth, më mbërthen
më lë pa frymë e bej dashuri me te :
Unë dhe fjala ,unë dhe vargu , unë dhe poezia .
Binome ,binome në një binom të vetëm
si dalldisja e luleve ndër lëndina .
Jepemi e rendim mes pyllnajes se vjetër
në krahë të pamenduar
lidhemi me një emër e mbiemër të bukur ,
që ti nihilist me zemër të vogël si tenjë
kënaqesh të fyesh, të poshtërosh të tjerët.
Dëgjojini o njerëz pulëbardhat .
Asgjë si gjen nga zhurma e valëve të detit
që sjellin ato.
As nga zagushia e gushtit që mi vesh sytë prush
Une detin e kam përballë, në gjoks
Poezia ime
Unë dhe ajo jemi dy vajza të vogla e po rritemi
përditë më të dlira
përditë të përkora.
Teuta Shaqiraj