E diela poetike me poeten: Xhemi Nokshiqi Muzai

0

ENGJULLI IM

———————————

Tik tak tik tak vetëm

Ora ngeli varur në aurë

Kaluan sekondat, minutat, orët

Koha rrodhi……….!

Më shpejt iku se uji kroni..

U bën 10 ditë 20 edhe 30

Ja arriti edhe 40 dyzet

Goja tënde mbyllur në qetësi

Vetëm hesht….!?

“Quiet ” nuk flet më

Nuk ankohesh fare për asgjë

For nothing…..

As zemra as trupi më nuk të dhëmb

‘Iris”i pangopur me gjumë më çark s’të bën

U mbyllën ata sy për t,u bërë” sy magjikë”

Si sy hënëze që natën ndrin dritë

Tani u relaxove ……!!!…

Si syt e kaltër të alpeve mbushur me ngjyrën

E kaltër të qiellit

Me dashuri si rrezja e diellit

Ja erdhën të dyzetat…!

Pran varrit të sollën ca ujë

Ti njomje ato të mirat buzë

Po tani prehesh me engjëjt e botës

Merr njomështin e bjeshkëve tua në veri

Babi me mua ti mos mbaj meri ..!

Se shpejti buzë varrit do të vij…

E ti do zbresësh me ngadalë

Gjithë kaltërsi from the sky

Do më vish pran në krahë të fluturës

Flatrat mbi supet e mi do mi ulësh

Do më përqafosh ,si dikur në vite

Kur të hidhesha në krahë si dallandushe

(Me mall do të prek ballin tënd prej ari..)

Të them se dashuria ime …ishe ti Babi…

Si koshere bletësh me mjaltin e dlirë

Ti më ëmbëlsoje, si më e bukura ëmbëlsirë

Te them….. se ti me ishe ajër…

Më mbushje mushkëritë me oksigjen

Me freski mëngjesesh…..

zemrën me tinguj të shpresës

Me ishe vet kuptimi i jetës

Tani…..përmbi retë e bardha në ” Sky “

Engjëll fluturon………..

Me lule parajse erën kundërmon

“FILL your heart , “me atê aromë malli

Është aromë e rrallë zoti ty ti fali

Ngjyrat më të bukura të pranverës

Ti mbashe kurore rreth vetës

Jan ngjyra diellore .perjetësive shekullore

Ndesa une …..!

Me erën do të dërgoj dashurin time në qiell

“Laugh with me” , pran meje eja si yll

Kur….!. ti më mungon derdh lotin si vesë

Ti eja.. më zgjo mëngjes për mëngjesë

I lutem erës rëres,bregut detit ,shkëmbit

Shiut, kur bie më rrëmbim

Ti shikoj syt e tu.. te “Retna” e qiellit tim

O ….Engjull i im……..!

Kur dita mbaron me perëndimin e diellit

Te shikoj fytyrën tënde në pasqyrën e qiellit

Të zbardh imazhin e ditës” with your memories”

Si oqeane malli……….!

Lëkura ime të ndiej shkëndija zjarri

Dashurit për ty ndez me nxehtësi vullkani

Do të mbetêsh gjithmonë ,si hënza para mali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *