E diela poetike me poeten:Brixhilda Dede
NATYRALES I ZE VENDIN VIRTUALITETI
—————————————————–
Ne luanim kukafshehti fëmijë,
libra shpesh lexonim,
Por me tepër, pëlqenim letrat,
Për dashurinë, kur shkronin
Ne psonisnim ( blinim) me kërma ( leke) dyqaneve,
Me prindërit shpesh bisedonim
Ne natyrën e qete shëtisnim
Me ndjenja, dashuronim
Brezi i ri,
ka videolojera, meme, pazar amazonë,
Biseda sociale internetit,
Ku shpirtrat drejton një padron
Aty ku bota shpirtërorë vdes,
Dhe ndjenja skematizohet
Skllav mes zinxhirësh lidhur,
Mbetur, pa ndjenja njerëzore
***
Unë shpesh puth kujtimet e hershme,
Kur fëmijët ishin te vegjël,
Se jam mësuar te ndiej ngrohtësi,
Jo te jetoj, mes nje bote te verbër
Brixhilda Dede @ 2021