E diela poetike me poeten:Bruna Gjoni Pervathi
Një vajze
_______________
Kur isha vajzë e vogël fshehurazi vishja këpucët me taka të nënës ,që i ruante vetëm për raste
( me sa kujtoj nuk kishte të tjera)
Lyeja buzët më kokrra qershie të dukesha nuse…
Prisja pranverën që flokët ti lidhja me lule kumbulle..
E me zambakët e çelur u qepja fustanë kukullave prej lecke..
Kur isha e vogël dridhesha nga kolla e tim eti,
trëmbesha edhe nga zjarri i cigares që mbante mes buzêve
( baballarët ishin më të sertë)
Po kur hynte në shtëpi i hidhesha në krahê
I puthja flokët ..
E më pas e penduar i lëshohesha ( të dukesha e madhe)
Kur isha e vogël ..vëllai ishte edhe më i vogël
( kurrë nuk e kuptova pse më dukej i fortë)
Kur u rrita pak …
Eh ..kur u ndjeva e rritur ,fillova të doja një burrë
Në duart e tij ndjeja copeza dhimjesh të femijërisë
Ato më dukeshin larg..
Në largësi e kërkoja zërin e tim eti
Sytë e malltë të nënës
Rrasat e gurit të oborrit ku im vella luante me mua
Dhe pasqyrën ku shihja mëngjeset ..
Kur u rrita ..ai burrë më bëri grua..
E më vrau në duart e tim eti