E diela poetike me poeten;Nasia XHEMALAJ
TEOREM’ E THJESHTË.
——————————–
Në do të jem e jotja vërtetë,
mundohu të më duash me sinqeritet,
mos me tradhëti e sjellje hipokrite,
që më lëndojnë e rëndojnë vitet…
Mjafton të ulësh qepallat,
ta kam lexuar vështrimin krejt,
ndërmend mos ço t’u fshihesh dredhive,
se thonjtë e shpirtit, për Zot do të mprehë.
Dhe kur shpirti më s’do t’më mbajë,
gjithçka ndërtuam do shkojë për dreq,
me ëndrralla zhgënjimesh jeta nuk shkon,
kjo jetë mua s’më pëlqen.
Në do të jem e jotja gjithë jetën,
s’është teorem e vështirë,
është kaq e thjeshtë për tu rrëfyer,
t’i kryqëzojmë shpirtrat e Dashurisë.