E diela poetike me poeten;Nurie Baduni
TROKTH I NJË KALVARI
—————————————–
Unë tek ti Tiranë, trokth i një kalvari.
Rrëmoj e lëviz copëza e shkunden historitë,
Të shoh me ëndje e shpirti pikon lot,
Thellë qenies një zë, bërtet e troket fort.
Është zë i brendshëm ardhur nga harrimi,
Si të thote “ndal”, me mua s’luan dot,
I pagëzova vetë, janë lotë trishtimi,
Shtrydhur mikseve të kohës, sot ilaç shërimi.
Arritjet edhe humbjet strukur brenda trokthit,
Balancat përballë teje ato bëjnë pa frikë,
Baticat e zbaticat prek e numëroj.
Veten mes tyre mohoj e lartësoj.
Gezimet edhe dhimbjet kapur përdore,
Rrugës drejt kthimit seç më bëjnë dritë,
Është e gjatë kjo rrugë, tespiqe ēndërrimi,
Numëro para mbrapa e vargu nuk ka pikë. N. Baduni 04.07.2021