E diela poetike me poeten:Valbona Ahmeti
Kala dashurie
————————
Vajzën time buzë detit e pashë
Hodha hapin pas i rashë
sytë e saj kristal të kulluar
bulëzat trupin ma përshkuan
gërshetat e gjata mbi supe i hodhi
si tinëzare më vështroj
i thash diellit mbylli sytë
shikimi i saj t’më bëjë dritë
mbi rërën zhuritur s’u dogjë dëshira
s’u lodhë hapi, s’kulloj as djersa
shpirti i përvëluar lëshoj ofshamë
veç me pa një buzëqeshje t’saj
t’i moj vajzë me bukuri diellore
zemrës time i flasin sytë e tu kaltëror
mjaft u dehëm me shikime
eja t’i bashkojmë zemrat
të ngremë kala dashurie
Valbona Ahmeti