E diela poetike me poeten:Valbona R.Hadri

0

Përse…

Kthen kokën mbrapa të shikosh nga vjen ajo erë parfumi që të ka mbetur nga fija e flokut të artë?

Përse gjithnjë je i trazuar kur mendon në të qëndisurat e luleve aromatike të fustanit të bardhë ?

Përse asnjëherë nuk e gjete

mundësinë e deportimit,

tash e sa vjet në magjinë e fantanazisë femèrore?

Përse nuk ke ndjeshmëri dhe respekt ndaj gjinisë sē bukur, kur ajo të bëri ta kuptosh emrin nënë,motër dhe dashuri.

Përse vazhdon të thuresh vargje me lotët e dhembjes sate dhe nga paaftësia për t’ia dal mbanë hedh fjalë me helm e vrerë ?

Pèrse mendon se vetëm ti je në rrugëtim të mbarë,ndërsa të tjerët kur gjykojnë veprimet tuaja qenkan të marrë ?

A thua vetëm ti ke të drejtë ?

Atëherë përse nuk erdhe i vetëm në këtë jetë ?

Përse…?!.

25.08.2021

Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *