E diela poetike me poetin;-Faruk TASHOLLI

MARSHI I ADEM GLLAVICËS

————————————————-

Ai ka ikur moti e prapë zbret aty

Te gurët e ashpër të vendlindjes sime,

Me flakët e shkrepura kur qielli u nxi

Si flamur valohet e çel ndër kujtime.

Pa bërë një as dy niset para: Marsh!

Tek e kërcen fushën nga mali në mal;

Ndër bubullima kurrë s‘kthen kokën pas

Ç’zë i vjen prej tokës: Hapin mos e ndal!

Del nga legjendat me hapat plot magji

A bjeshkët e Zhegofcit i qet Mitrovicës,

Kush e prek nga afër kush e ndjen në gji

Marshin e furishëm të Adem Gllavicës?

Ai e tremb muzgun nga maja e kodrës

E gris yllin e kuq, ia pren udhët kobit,

Engjull mbrojtës shfaqet qiellit të Kosovës

Ballë i tij i ndritur, Ballë i lartë i Kombit!

www.qendrapress.com