E diela poetike me poetin;-Rexhep MORINA

BUKURITË E VENDLINDJES TIME

———————————————-

Mali Cer me drurë,tërë dushk i mbuluar,

Në mes ka një lëndinë me bar të bleruar.

Ka për rreth dy lugje,të vogël e të madh,

Mbi to dhe Gurishtën,të gjerë një livadh.

Përball Parafetën me Gurishtën e gjatë,

Më tutje janë Hurdhat me gropë të thatë.

Më tej gjendet dhe bunari i axhës Vehap,

Barinjtë dhe bagëtia,pinë ujë aty në vapë.

Matanë duket boka,që i thonë Tërlishte,

Me shkurre të ulëta dhe vendi Vërlishte.

I veçantë afër tyre është një Guri i Madh

Hynë fëmijët në guvë për fatin e bardhë.

Nga shpatet e malit,sheh si në shuplakë,

Fushat pjellore,që ka fshati rreth e qark.

Markallaze,Ride e Gramade,janë një anë,

Në tjetrën vreshtat,e arat që shavarë kanë.

Janë ca korije e lugina,atje pranë zabelit,

Te lumi Toplluha është rrafshi i Branezhit.

Përtej rrinë fushat prodhuese të Shirokës,

Ku është Tuma Ilire,vlerë e lashtë e tokës.

Këto janë male e fusha të vendit plot jetë,

Ku blegërojnë delet,dhitë,e zukatin bletë.

Në ato bukuri të rralla të vendlindjes time,

Aty linda dhe u rrita me vuajtje e thërrime.

www.qendrapress.com