E diela poetike me poetin ;Sabit Rrustemi

0

Përdit(sh)mëri ..

PËR TA ÇMENDUR DHE VDEKJEN

plumba të padukshëm

të pakapshëm

me emra të shpifun virusësh e vrasësish

enden hapësirës ku frymojmë

ne pesë para s’i japim

tallemi

e bëjmë shaka

a pardje mbetëm pa tetëmbëdhjetë

dje pa tridhjetegjashtë

sot pa njëzet

e melaqja e dreqit

si një gjeneral i qytetarëve të vdekur

nëpër dasma vallëzon

ne shkrihemi deri në ekstazë

për kënaqësinë e pa fund që na falë

dhe mjekrën ia lëmojmë

në shenjë falënderimi

plumbat e njëmendtë

dikur i kafshonim me dhëmbë

këtë sojin e ri

brenda qenies sonë e robërojmë

për ta çmendur dhe vdekjen

( 30 gusht 2021 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *