E diela poetike me poetin Sabit Rrustemi
LIRIA KA VEÇ NJË EMËR
——————————————-
Ishe emblema. Ishe Plisi
Përballë një kohe. Një apokalipsi
Me dekada na drodhi. Dredhë
Erë karpatesh. Gjuhëverdhë
Rregulla luftërash e frontesh theve
I palëkundur.Gurë i kësaj treve
Nuk u bëre loj’s. E the pa rrotull:
“Den baba den rr’non k’tu ky popull”
Një mal vite në ty. E pak një jetë
Rruga për n’atë Plisore aspak e lehtë,
Sizif i vonë në beteja ballkani
Rrënjë e thellë me zemër dardani
Atë kohë. Tash. E më vonë
Nuk mbahet shtëpia pa të zonë,
As sofra pa kripë bukë e zemër
A the vetë: liria ka veç një emër
( 2008 – 2009 )
______________ E marrë për botim, në konkursin anonim letrar, “Flaka e Janarit” 2009…