Zjarri i lirikës përkulet në vargje

———————————————

Digjesha aq shumë për atë vend,

Sa zjarri i lirikës përulej në vargje;

Zhbëhesha aty në puthjen e tokës,

Ajo përkundej e robëruar në gjoksin tim;

Vlaga më rrjedhë nëpër damar si gjaku,

Vetëm kur më vjen ndërmend!

Ah, poezia ime,

Planeti u mbyll për të jetuar,

Trembet mos vdes;

I gjallë jam

E s’mund të vete më as tek arat e mia;

Stinët ikin e vijnë si dyndjet barbare,

Me tenda të zbrazura,

Pranë u bën roje vetmia!

Medet!

Viset u dashkan edhe pa njerëz!

Por dashuria mbetka e pakokë;

Flakërojnë dhimbjet përmbi të,

Si zemërimi i Zeusit kur godet me rrufe;

Shiu bie me shpirt të kallur,

Si copa meteorësh përplaset në tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *