E diela poetike me shtatë poete;Seli Murati
Në vargun e pashkruar
—————————-
Në largësitë e pafundme,
vetmia zhbirohet me natën
dhe hëna më pëshpërit emrin tënd,
atëherë, dëshirat çelin zambakë
dhe ngjallen do fije shprese,
loti i përmallimit merr ngjyrë jargavani.
Në largësitë e pafundme,
tretim mallin e çdo stine,
arnojmë kujtimet…
kur lotët bëhen vesë trëndafili,
sytë tanë shprehin shenja pendimi.
Thyej vetminë me vargun e pashkruar.
Seli Muarti