E hëna e familjeve të dëshmorëve, për-bashkon edhe shoqatat e dala nga lufta-Shkruan;-QazimTHAÇI

   Tashmë e hëna që vije është paralëjëmëruar se do të jetë ditë e protestës ,protestën   e kanë paralëjmëruar për të  hënën, duke filluar nga ora 12, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Kjo protestë tashëm erdhi si indinjoim që përjetuan fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kundër kryeminstrit  Albin Kurtit.Ata thanë se “Të indinjuar thellë me veprimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe tentmin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjeve të shqiptarëve civil, Oliver Ivanoviqit: fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thërrasin për protestë, me moton:“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”” .Kësaj proteste paralajmëruan  se ti bashkohen edhe shoqatat e dala nga lufta. Në fakt një protestë  kaq me indinjatë, nuk ka pas , pos atyre që i bëntë kryeministri Kurti. Që atë botë ishte në opozitë, Protesta ku policia u plagosën, Parlamenti digjej nga mjetet e ndryshme plasëse, Mirë do të ishte që këtë protestë ta shihte nga afër kryeministri Kurti dhe ta kuptojë  se cila është ndjenja e ndryshuar tashmë. Është e thënë moti një thënie e vëretuar se në ‘’pushtet< si hyhet ashtu dilet…..’’.Por , deklarata aq e pamatur e kryemnistrit nëse nuk ishte bllof i çastit ,duhet të kërkojë falje  e të shpjegojë momentin e gabuar që në gjuhën serbe krimineli të bëhet’’hero’’. Krimneli mbetet gjithmon kriminel, e pa , ose nuk e pa njeri, por historia herët a vonë e sheh .Por, është e vogël kjo karshi së vëretës së madhe se Zoti e di saktë kush bënë krime, kush jo në këtë botë. Ta presim të hënën e ta shohin veprimin e kryeministrit se si e sheh ,si e përjeton dhe  a mund të kërkojë ndjesë për një gabim që është bërë…../QendraPress.com/