Në prag të pranverës a mund ta  vazhdojë  Kosova  me këtë qeveri?!-Shkruan;-Qazim THAÇI

      Katër  dekadat e  fundit Kosovën e kanë përcjellë me  ritme të ndryshme  dhe etapa zhvillimore me plotë krajata, dhembje e histori  të dhembshme, por shumë krenare e plotë atdhedashuri Erdhëm deri në prag të pranverës 2023. tani jemi duke  kaluar nëpër  një periudhë  shumë të vështirë, sado që mund të jetë finale  për definimin  e Mëvetësisë së Kosovës. Por, disa  informacione  të kësaj fundjave, sikur kanë trazuar  zemrat e  atdhetarëve, atyre që Kosovës  i kanë dhënë pafundësisht dijen, djersën e gjakun e bijve  apo edhe pjesë të trupit të tyre. Mbajtja e strategëve  të UÇK-së padrejtësisht në  Hagë,dhe ende me gënjeshtrat e  atyre  që  e kanë shitur shpirtin tek Serbia, e me ato para ende paguajnë edhe  portale   e  të  vetëquajtur disa ’’gazetar’’ në  bashkëpunim me  Serbinë  duke menduar se janë dëshmitarë ,ata  po mbajnë shpifjen dhe  gënjeshtrën si armë  të tyre, kundër  vetë lirisë së Kosovës. Derisa lidershipi i Kosovës  pozitë  e opozitë, në këtë  prag të pranverës  duhet të  përbashkojnë  idealin  e Atdheut që  të mbrojnë sa më dinjitetshëm  Kosovën. Sepse  në të kundërtën  mund ta pësojmë  ate  që  as  që i duhet  këtij populli. Nuk kemi pse  e përziejmë këtu elektoratin apo subjektin politikë. Sepse Kosova  ka një emër e nuk e ka as :LDK,as PDK, as.LVV, as AAK …apo cilido subjekt tjetër, por e ka Kosovë. Jemi edhe dëshmitarë  se çdo ditë  e më shumë po pakësohemi e po bëhemi më pak se sa që ishim. Kjo në fakt është edhe një trend  botëror, por   më pak hetohen në ato shtete që kanë dhjetëra miliona  banorë e  shumë më shumë hetohen në atë popull që  tash  rezidentë vështire  ta kemi  një milion e gjysmë  banorë. Qeveria e këtë rast edhe kryeministri  duhet këtë gjendje  ta sheh më sy më real, e jo si deri më tani. Rambujes i pati thënë jo. Ahtihsarit, jo.Flamurit jo e së fundi edhe pavarësisë  i pati dhenë jo sikurse  edhe  ushtrisë, tani  duhet të ndryshojë  metodën  të jetë me kërkesat e  këtij populli dhe  të jetë në konturat e qytetarëve që Kosovë  të ekzistojë të  avancohet e  të bëhet shtet i dinjitetshëm, për të  gjithë  ata që  jetojnë nën këtë nënqiell .Kjo pranverë  është e vështirë, por nëse  përbashkohemi  për idealin e atdheut, edhe kësaj here do ta ia dalim,…./www.QendraPress.com/