E hëna poetike me poeten;-Dije LOHAJ-
MES MIRAZHIT GRI
——————————–
Sërish po më thonë, rri urtë,
Si dikur, kur më lanë në një dhomë
Me një copë dritare kah dielli,
Tek donin të ma ndërronin burimin,
E qenësisē sime…
Sërish po më japin ushqim kafshës,
E me shigjeta të zbukuruara të përtejkohës,
Po ma varrosin qenësinë duke më thanë:
– Rri urtë, e këto thika që po t’i ngulim,
janë të lirisë.
Prapë, po më thonë mos qaj,
As nga ky coptim hartash që kur të kthehemi
Të mos e njohim as vetveten…
Të mos të të shohim,
As kopshteve të përgjakura,
As rrathëve të ferrit,
Që të mos i thyesh rregullat.
Për të mos parë
Pëlhurën e mugët të fjalës,
Që po i shtrinte flatrat, mirashi gri,
Në turma të ndyra njerëzish
Që veç dëfrehen,
Mbi lëkurën e tokës sime
Që fshikin vitet e kërrusnin kurrizin,
Në humbëtirën e mekur
Të mbikohës së zymtë.
Dhe unë rri urtë,
E paplotnume
Po, më shumë mend nuk mbaj.
//ëëë.qendrapress.com/ ————————————————–