E hëna poetike me poeten;Bahrie ÇUPI
NËSE DO MUNDEM
—————————————
Nëse do mundem dy rreshta gjithmonë do i shkruaj,
vitet nuk i shkela
edhe pse rrjedhin si plagë …do i ruaj.
Dhe nuk i mbaj mëri kohës,
njeriu më dënoi,fati më thotë
më ngjyrosi me tallazin e botës,
përqasjen ma dyndi në lot.
Ma ngriu ëndrrën më të pastër,
më ç’poi qiellin e kaltër,
më futi stërkëmëshin e të pabesës,
pa e mësuar ende këngën e jetës.
Unë tani kapërcej rreshtat varg
si kallinj të pjekur,
që mblidhen në vjeshtën e fundit,
melodinë poezisë për t’ia prekur,
ngushtuar në shterimin e mundit.
Ah,nëse mundem ,
do shkruaj edhe në hapësirë,
jetën e desha,
dhe kopshtin me lule sikur mallin për fëmijën,
ku sythet e dashurisë për Ata çelur rrinë.
brigjet e ankthit do i harroj në të gdhirë,
që buzëqeshjen ditës t’ia shijoj më mirë..
/www.qendrapress.com/