E hëna poetike me poeten;Bahrie  ÇUPI 

Vjeshta…

———————————

Vjeshta e la vapën të vdesë,

vjen vetëtimash,

vjen duarplot,

dielli si kalimtar i fshehtë,

thyen pamje në xhamin që lot,

hepon si revoltë një shi i lehtë.

Mbi potere gjethesh yjet flenë,

retë në dënesë,

shelgjesh bëhen rëndesë,

Kjo e ëmbël ndjesi,

zgjohet muzë ditëve me shi,

si korale zbulohet,

udhëtim në marri,

një pendë zogu në ikje,

skanohet,

pendë në poezi,

Unë albatrosja endacake

dashuroj vjeshtën në çdo skaj,

pikturoj lakuriqe elegancën e saj.

/qendrapress.com/