E hëna poetike me poeten;Kimete Zahiti TERNAVA
Njerëz bisha
——————————-
Më janë shterë krejt këngët qe këndoja dikur
Ikën me erën
prej se kjo gjëmë më është ngulit si mur
e po mi shpon mushkëritë!
Këndoja e këndoja dikur
Por zëri më la
E po më del i ftohët si gur
Ah sa ftohët mbanë
Dhe hija ime po më ndjek
unë nuk po shoh
As nuk po ndjej
Veçse ah,psherëtimë
Ohhh që të mbyt
Dhe pse, që çdo ditë pyet!?
Se njeriu për njeriun ujk qenka medet
E dhëmbët në mish donë me ja ngulit
Tmerr rreth meje po shoh
E çka po më shohin sytë
Ata të mjerët nga ferri skan me dal jo
Ata të pafajshmit na shohin tash me sy
Si me ta jetojmë përditë të lume
Dhe si njohim zemrat e tyre dry
Se ah po ti njihnim
Po ti njihnim vallë ata
A do të ishim ne aty!?
Njerëz bisha
Me bishta jem
Asgjë nuk na dallon
Gjersa mua dhëmbët mi ngulit
E trupin ma lëndon
Se ohhhhhhh dëgjo
Dëgjoje britmën time
Po të mundja sytë do ti nxirrja
Se bisha me bishë lufton!
Veçse ti ndryshe je nga unë
Qoftëlarg me fytyr njeriu
Po tash as fytyrë më ske
Se terri ta përbiu
Djallin shok ke !!!
Rri me të ngiju!! /www.qendrapress.com/