E hëna tragjike në Kosovë, ngjarjet që u morën jetën tre të rinjve
Një 30 vjeçar e ka mbytur lisi që u rrëzua shkaku i erërave të forta në Prishtinë, e tjetrin rrufeja në Rahovec. Ndërkohë, që në mbrëmje u raportua edhe për një të ri të vdekur si pasojë e një aksidenti në Qyshk të Pejës.Gazeta Online Reporteri.net ju sjell një përmbledhje të këtyre rasteve.Një 30-vjeçar nga Podujeva ka mbetur i vdekur dje në lagjen “Pejton” të Prishtinës, pas rrëzimit të një lisi.I riu ka mbetur i vdekur në vend, derisa lëndime ka marrë edhe një grua e të njëjtës moshë, e cila është dërguar me urgjencë për në spital, shkruan Reporteri.net.Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku sipas tyre ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 15:15.“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia.Për rastin ka folur edhe mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Shpend Rrustemi.Sipas tij, të lënduarës nuk i kujtohet asgjë nga rasti.Rrustemi tha se ajo i kishte thënë se krejt ajo se çka mban mend ishte momenti kur kishte dal nga puna.“Gjatë bisedës me të asaj nuk iu ka kujtuar rasti si ka ndodhur dhe për viktimën nuk kishte asnjë njohuri. Ajo na ka thënë që “unë vetëm e di që kam dal prej punës dhe nuk e di se çka ka ndodhur më tutje”, ka thënë Rrustemi.E lënduara është pranuar në spital me fraktura të shumta politraumë, por që gjendja e saj nuk është kërcënuese për jetën.Një rast tjetër tragjik ka ndodhur gjatë ditës së djeshme edhe në Rahovec. Dy të rinj atje janë goditur nga rrufeja, derisa ishin duke punuar në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Atje ka mbetur i vdekur një person i moshës 34-vjeçare, derusa i lënduar ka mbetur një 28-vjeçar.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.Sheremeti ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare, dhe se është jashtë rrezikut për jetën“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy persona (shtetas turk), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja. Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij. Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine. Sipas mjekut kujtestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është inicuar rast Hetim i Vdekjes”, theksoi ai.Ndërkaq, në orët e mbrëmjes një 23 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Pejë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Qyshk.Sipas komunikatës së Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jashtë rruge duke shkaktuar aksident trafiku.I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete.Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.