E mërkura poetike me poeten: Abide Peci GASHI
STINA E ARTË
——————————
U zverdhë natyra,
me pamjet e blerta,
Ka filluar rënja e gjetheve,
përmbi barishte,
Të valëzuara,
po kthehen ngjyrat e arta,
Duke e pikturuar,,
çdo pyll dhe pemishte!
Shkëputen nga dega,
ngadalë – dalë,
Sikurse loti,
kur bie nga syri,
Si karfica të çmuara,
ngjiten mbi barë,
Lulen se qelë,
të fresktë as trëndafili!
Mbrëmjeve pikojnë,
me të lehura,
E shtrojnë ,
stinën në çilim,
Dimrit shëndrrohen,
në plehra,
Pastaj rriten,
sythave në bulim!
Sikur perla,
duken në rreshta,
Herë të arta,
dhe herë ngjyrë zjarri,
Plotë magji ,
pikturohet vjeshta,
Si një diamant ,
ngjanë dielli buzë mali!
Nuk mungojnë,
vargjet as poezia,
Shkruajnë aq shumë,
për stinën e artë,
Stinë që bashkon,
qiftet nga dashuria,
Sjellë begati ,
në qytet dhe në fshat!
/www.QendraPress.com/