E mërkura poetike me poeten; Albana Gjoni SEMINI

  ·

Gjurmët e vjeshtës

——————————

Gjethet bien nji nga nji,

Dielli ngroh natyrën me dashuri,

Vjeshte i’a ndiej në fytyre freskinë,

Ndiej qe jetoj e mar fryme.

Pëshpërima gjethesh heshtjen thyejnë,

Pemët një drithërime brishtësie I përshkon,

Në krahët e erës gjethet në forme spiraleje, fluturojnë,

Ndjenjat dhe mendimet kjo ere mi frymëzon.

Lulet e bukura te vjeshtës kane çelur,

kopshtet plot bukuri ka mbuluar,

E ndiej aromën erëmirë ,

Dhe fjalët burojnë nga shpirti i lire .

E ndiej aromën e vjeshtës ndjeshëm me pëshpërit ,

Në heshtje kuptoj jetën dhe vlerën e dashurisë,

Simfonia e erës një melodi zë e lëshon,

Lehte prek shpirtin tim si me magji e lumturon.

Kjo vjeshte e bukur me motivon,

Era e lehte flokët seç mi ngatërron,

Sa here shkruaj për vjeshtën e ndiej se e kam ne zemër,

Dashurinë për vete, për jetën.

O vjeshte e arte,je stina qe unë sot po shkruaj,

Vargjet shpirtin tim kane frymëzuar,

Ngjyrat dhe bukuria e saj e papershkruar,

Boten e ndjenjave me magjinë tende me ke pushtuar…!

/www.qendrapress.com/