E mërkura poetike me poeten:-Bruna MUSAI

NË DITËN E FUNDIT

————————————-

Sot në këtë ditë të fundit Nëntori.

Qielli u zemërua e sërish u nxi,

Ylli i mëngjesit, kryet nuk e nxori

U fsheh n`galaktikë me ndriçuar përsëri.

Duket se moti, ju përshtat stinës

Dimrin po kërkon, ngadalë e ngadalë,

Një erë e furishme hapi gjitha shtigjet

Dhjetorin po fton, për ditën e parë.

Ndoshta shpejt kaluan, muajt edhe ditët

lkën të heshtura ashtu pa bërë zë,

Kaloi pranvera e vera e magjishme

Kaloi dhe vjeshta, e strukur nën strehë.

Tani i lanë radhë, dimrit e acarit

Të ftohtit të egër, dëborës së bardhë,

Edhe pse trupi mbërdhih akullnajës

Por shpirti nga brenda, bëhet qelibar.

/www.qe drapress.com/

—————————————————–