E mërkura poetike me poeten:-Teuta BIÇAKU

T’i vë në gjumë ëndrrat?

——————————-

Do t’i vë ëndrrat në gjumë…

Të brishtat me përkëdhelje do t’i josh.

Të paformat në djep do t’i lidh e do t’i përkund.

Të thatat do t’i mbështjell me litarë shiu të kripur.

Të qullëtat në furrë të thahen e të piqen do t’i fut.

Për llafazanet ëndrra do të përdor skoç.

Për trazovaçet një burg me shtatë lloza.

Për të papërmbajtshmet do të përdor këmishë force.

Të frikshmeve do t’iu vë përballë gogola.

Do t’i vë në gjumë ato që më trazojnë gjumin.

Do të shtrihem pastaj si pasha në ditët pa punë.

Nën vakuumin qetësiplotë do të kërkoj veten.

Me ankth do të pyes askundin “A mundem të fle gjumë

/www.qendrapress.com/

——————————————————————-