E mërkura poetike me poeten;-Bujana MALAJ
Uj’n Valbonës i kam ndal !
N’majë t’Jezercës vargje shkrova
N’vargun tim Tropojën mblodha
Zanin n’vargje rrjedhshëm e l’shova
N’ çifteli fjalët ti k’ndova.
Sa përmallshëm kangën përcolla
Me zogj t’shqipes u bashkova
Njana pyeti për dashninë
Tjetra rrok ka çiftelinë.
N’majë t’Jezerces ra ylberi
Fal me sh’ndet po t’çon Shkelzeni
Mbledh janë shqipet për rreth sofrës
Mirë se t’gjej Malësi e Gjakovës.
Dasëm bajnë shqipet mbi male
Rog më rogë po hedhin valle
Janë mbledh çikat n’shpella t’borës
Thonë do i ndalim uj’n e Valbonës.
Kangën mora n’gryka t’Rugovës
Me bylbylat n’lisa t’Bogës
Zanin tim i dhashë bylbylit
Çiftelisë, lahut’s e fyellit.
Male , pllaja , maja e kreshta
Kangë mbas krahut ç’po ushton bjeshka
Tropoj’s time vargje e rreshta
M’prit malësi hej mirë të gjetsha.
Marrë nga vëllimi i librit tim “ N’krahnuer tem pushon Tropoja” B&Malaj ! Tiranë!
/www.qendrapress.com/