E mërkura poetike me poeten;-Meri BO

Njerëzit që kanë rëndësi,

janë të gdhendur ndër vargjet e shpirtit tonë,

ku askush nuk mund të fshijë emrin

dhe kohën e tyre.

Njerëzit qe kane rëndësi

janë aty, me ne gjithmonë

edhe kur distancat i mbajnë larg,

ato janë, më prezentë se kurrë,

në atë vend që nuk ekziston fjala, nuk mundem,

dhe asgjë nuk është e ndaluar

aty ku është dashuria, aty ku jeton magjia.

Pjesa jonë më e mirë

është aty si një dhuratë e çmuar

në atë vend të shenjtë të quajtur shpirt,

ku gjithçka është frymë.!

/www.qendrapress.com/