E mërkura poetike me poeten: Minire Rukovci HYSENI
Eh, këto stinë
————————–
Një stinë me lule
Një stinë me borë
Një stinë me molla
Një me dasmorë.
Në stinën me lule
Mungesë dashurie
Në stinën me borë
Dozë e shtuar vetmie.
Në stinën me molla
Për tokë, arë e fushë
Mungesë kopshtari
Bodrumet pa mbushë.
Në stinën me dasmorë
Martojmë vajzën, djalin
Marshojnë nga mërgata
Për ta hekur mallin.
Një muaj n’vit tubohemi
Çmallemi sado pak
Prapë si dallëndyshet
Fluturojnë me vrap.
/www.QendraPress.com/