E mërkura poetike me poeten;-Razielda HITAJ
PËRHUMBUR
—————————
Oazi merr butësisht vështrimin
Mërmërimë mbi valë
Vetja s’më duket vetëm
Pa kufijshmëri,pa skaje
Zhurmon dallga poshtë këmbëve të mia
Ashtu si zalli thërrmohen ndjenjat e mia
Simfoni…
Unë, dallgët dhe muza ime
Vegim pushtues..
Valëz o valëz,
Përkedhelëm,flladomë me frymën tënde
Bëhu shkumë,e përthithëm te gjiri yt
Psherëtimë…
Vështrimi kthet lart
Rè pambukore po flenë
Përhumbur arkitektoj nëpër vezullime
Mes detit lundron një gjemi e vonuar
Rreth saj gjallesat peshkohen…
Tingull zanorje e një kënge
Dallgë’pergament
Valëzat lëpinin thërrmija…
Rizgjohem !
Një çift pulëbardhë notonte..
Ajo i “shmangej”,por ai si ndahej…
U shtuan xixëllonjat e kësaj nate magjike
Ylli polar afrohej,ndërsa shënjëzat
largohen perëndimit….
Drithërimë,,,edhe pse s’bën ftohtë
Si e mpirë,tentoj të ngrihem…
I lashë vetëm të përjetshmit…
Sa afër e sa larg,botës reale…?!
/www.qendrapress.com/