E mërkura poetike me poeten:-Shkurte BERISHA

SHMANG
————————
Shmang ,këdo që ta pret rrugën
Shmang ,atë që ta shkel bukën
Shmang ,atë që t’nxjerr pengesa
E nuk e di, çfarë është besa.
Shmang ,atë qe s’ta di vlerën
Dhe me forcë mbyllja derën
Shmang, atë që s’të repekton
Më mirë herët,sa s’është von’.
Shmang ,mashtruesin,gënjeshtarin
Bashkë me ta dhe tradhëtarin
Shmang, ata që ta zënë pritën
Dhe të zezë ta bëjnë ditën.
Shmang ,ata që s’janë t’vërtet’
Dhe ta dish se do mbetesh vet’
Më mirë vetë është të rrish
Se në mes vështirësish.
/QendraPress/