E mërkura poetike me poeten;Fatbardha Berisha BUDINI
Deti im.
—————————
Dua te vij tek ty i kaltri Deti im,
serish te shoh ne valët e tua pasqyrimin tim.
Dua te pasqyrohem ne kaltërsinë tende,
duke u afruar tek ti Deti im,
me shume dashuri dhe endje
Dua t’i shoh anijet tek lundrojnë ne horizontet e pafundësisë,
qe trishtimin te me largojnë,
dhe te me sjellin aromën e lumturisë.
Do te qëndroja gjithë ditës si roje,
te shikoja brigjet e largëta,
as jeta nuk do me dhimbsej,
nëse do vdisja mbi valët e kaltra.
Si një rreze Dielli pingul do te bie mbi ujerat e këtij Deti,
te shkëlqeja si drita e arte e një argjendi.