E mërkura poetike me poeten;Kumrie Avdyl SHALA
TA KISHA NJË DORË TE FORTË
———————————————-
Sikur do ta dija se shpirti s’do këtë qetësi,
nuk do të kërkoja të të takoja.
Çdo ditë e vitit mua m`është nxi,
kur e kujtoj se sa vuajtjet përmbi korriz ke.
Si një mace të zezë që rri nën sofër,
Ashtu të trajtojnë ata shpirt’zitë
Bota rrotullohej e ty të futën n´vorbullë,
Veshtirë të shpetosh nga ajo marrëzi.
Kujtoj kohën kur qanim e qeshnim,
E për valët e jetës flisnim,
Ai zë i bukur plot melodi,
Ditë e natë në mendje më rri,
Atë ditë kur u pamë u ndamë,
Për t´mos u parë më në katër sy.
Zemra më shkallon të dalë nga krahërori
Kur e kuptova se ku je futur ti
Ah bre, ajo është një rrugë shejtani,
Në të cilën të gjithë u shpërblyen me vuajtje.
Shpesherë të kujtoj e natën me del gjumi,
Mendja tek ti më fluturon,
Më mirë të hamë bukë,
kripë e qepë,
E t’jetojmë të qetë.
Ah, jetë, o jetë
Të marrtë djalli e lumi!
Si s´u gjet një dorë e fortë,
Të largojë e të shpëtojë nga plumbi!
/www.QendraPress.com/