E mërkura poetike me poeten;Violeta KADRIU

NËSE

——————————

Nëse do të kishte lulja këmbë a flatra,

të mund të ecte a të fluturonte,

do t’ vraponte te ti me të katra,

të të thoshte një shpirt sa të dashuronte!

Nëse do të kishte dielli gojë,

e të mund n’ vend timin të fliste,

çdo ditë para dritares do të t’ bënte rojë,

me afsh emrin tënd do ta thërriste.

Ah, po të kishte nata mundësi,

çdo mall dashurie ta përcillte pa lotë,

çdo natë pa hënë të na e kthente në kuqrremtësi,

zemrat tona të dashuruara mos t’ i linte pa zot!

/www.QendraPress.com/