E mërkura poetike me poeten:Valbona KOLAVERI
ME FRYMË EDHE PA FRYMË
———————————————
Me frymë
Edhe pa frymë,
Trupi më është mpak,
Pa frymë dashurie
Kur s’të shoh çdo natë,
E çdo ditë,
Ajri po më mbytet
Frymë dua të marr nga ti
Çdo natë mbytem
Dihatjesh,
Pa frymë jam ndër brinjë
Hap cdo herë
Një det me derte
Të lidh në murin e pengjeve
Frikën mos të kem ty
Kur sërish ulem
Në sofrën e zemrës
Me kujtimin e vjetër
Të dashnisë për ty
Pi me fund mes dhembjesh
Një gotë plot me frymë
Pa frymë po jam sonte,
Pa ty të jem
Pa ty,
Stuhitë,
Po më ftohin trupin
Po pres frymë të marr nga ti
Me frymë,
Edhe pa frymë,
Në furtunë,
Edhe në flakë,
Dridhun ethesh
N’dashni për ty,
Mësova si me dashtë.
V.Kolaveri
/www.QendraPress.com/