E mërkura poetike me poeten:Valbona Pasha KORDHA
Ajo..
————————-
Ajo përflitet të tregoj për vete..
Madje dhe buzëqeshjen e fsheh.
Nëpër ëndrra ecën zbathur nga
bryma frike.
Ajo lule e përditshme që petalet ndrydh sforcuara si sythe të paçelur..
Kur qielli bëhet mozaik, psherëtimat e netëve ngrenë heshtjen.
Ajo fle dhe zgjohet grua
e bukur, e qeshur, e përlotur,
statuja e ngrohtë që ngjyroset me dritën që mba brenda vetes tek sa vjedh rrezet e para të diellit,
vesën e netëve të prillit,
ëndrrat e stuhishme që flenë në pragun e stinëve.
Ajo di të tregoj për filmin e fundit, romanin e radhës,
poemat e lashta sa dhe ninullat e gjyshes
Ajo është loti rrëshirës me aromën e gjethit në ripërtëritje, biologjike,
orgazmore në parajsën e përqafimit.
Ajo është drithërima optike që ngjeth lëkurën e butë të qiellit.
Harresa e sypaçelurëve tek sa ecën e nxjerrin prej indiferentizmit të syve.
Ajo e ndjen tokën,
nëpër ecje të lehta ngre kambanat e zemrës.
Ermimi i hijeve të kofshëve
Fik dritat e natës,
puthe blerimin e mëngjeseve
zbukuron ditën, muzgjet dhe ngjyen sërish penën në hënë për poezinë e radhës
/www.QendraPress.com/