E mërkura poetike me poetin;Bilall MALIQI

OSHTIMË BISHE

————————–

me maskë e pa maskë

ai surratzi

don ta shtrembëroj

të shtrenjtën liri

dorëziu pa dorëza

me sy të korbit të ri

me oshtimë bishe

tmerron tonën etni

hija e kësaj hiene

një ditë do të zhduket

si një tradhtar i lirë

në histori do të struket.

/www.QendraPress.com/