E mërkura poetike me poetin:Gëzim AJGERAJ
SHI, BIE SHI MBI FJALËN
———————————–
fjalën e lan pa qiell
ia shpuan edhe kaltërsinë e mendimit
e ia nxinë edhe diellin
shi, bie shi arave të mendimit
s`la bereqet as metaforë
për filozofin e vargut
vërshuan përroska e lumenj
desh shkulën edhe brigjet e fjalës
me turrin kah deti i vargut
medet ç`hapsira të brishta
kanë hapur nëpër kënetat e vjetruara të fjalës
kundërmon përsiatje e narracion
deti i fjalës u turbullua
sa edhe peshqit e mëdhenj të mendimit
ikën heshtjes për në harrim
/www.QendraPress.com/