E mërkura poetike me poetin:Luan SHESHI

PERËNDIM I TURPËRUAR

————————————-

Perëndim i turpëruar,

nis të fiket dal-ngadalë,

togje-togje shtingëlluar,

leshrat dredhur palë-palë…

Dita lodhjes përpëlitur,

gisht-zgjatur nëpër hije,

nata çarqe ngreh papritur,

vala pellgut në gjumë bie…

Qiejt rrudhur errësirës,

fjollëzojnë plot pendesë,

heshtja rënë…cak dëlirës,

shtatin derdh me përtesë…

Perëndim i turpëruar,

fustanellë…vello-ngjyer,

togje-togje shtingëlluar,

rrezja reshë shëmbëllyer..

/www.QendraPress.com/