E mërkura poetike me poetin:Riza GREIÇEVCI

BESA E ZOTIT

—————————–

Vajton Zana, në bjeshkë çame

sytë shter e zemra ça,

pyeti shpirtin e një nane:

“Pse s’bashkohen vëllai me vëlla?”

Shpirti i çam, i thotë Zanës,

i thotë mikes, ndër sy, pra:

“Djepi, gjaku, gjinj prej nanës

shekuj nda, vëllai me vëlla!

Le t’bashkohen zemra, sofra

le t’bashkohen djepe, sy…

Le t’bashkohen, Qielli e Toka,

një Atdhe e kemi: Shqipëri!”

Ndal, vajtimin, moj Zanë çame ,

ka Arbëria burra të motit:

DO t’bashkohen bijë t’një nane

një Shqipëri, besa e Zotit!

/www.QendraPress.com/