E premtja poetike me poeten; Etleva Petriti
Përsëri vjeshtë
————————
Vjeshtë ishte edhe atëherë kur s’e njihja dhimbjen
Në atë vjeshtë do të doja të kthehesha sot
Të t’përqafoja si flutur e të t’ndjej erë
Të ulem në prehrin tënd e të ndjej përqafimin fort
Do të doja të mbytem në oqeanin e syve të tu
Të fundosem thellësive të tua pak e nga pak
Të shoh sesi zgjatesh drej meje të më shpëtosh
Ti dashuria ime që më ndez flakë
Do të doja të isha gjethja në pemë
Dhe ti era që vjen nga larg me furi
Ta prekja kraharorin e botës t’i ulërija
Jo ! Jo kurrë nuk vdes një dashuri!
Sepse dashuritë nuk vdesin brenda nesh
Ato rrënjët i kanë të futura thellë në gurë
Në venat tona ato rriten çdo ditë
Ato na japin jetë, nuk pyesin për furtunë
Vjeshtë ishte atëhehere
Vjeshtë është edhe sot
Në kopshtin e jetës sime
Ti mbetesh i vetmi mbret që më vë kurorë
/www.qendrapress.com/