E premtja poetike me poeten; Xhevrije Kurteshi Nimani

PRANVERË NË SYTË E TU

Kurban tu bëfsha
Për sytë e tu pranverë,
Gjithë bukuria e natyrës
Ka hyr në ta e nuk del.

Në sytë e ty
Shpirti gjen qetësi,
Ëndrrat e djallëzuara
Kthehen në lumturi.

Në sytë e tu çel pranvera
Bleruar me lule e gjethe mali,
Njomur me vesën e luleve
Mëngjeseve të majit.

Në sytë e tu dielli ngroh
Shpirtin e trazuar,
Hëna e kulluar lëshon dritë
Natën për ta zbukuruar.