E premtja poetike me poeten:Etleva PETRITI

 Fjala e mbetur në breg

—————————————–

Një ditë ata e premtuan

Kjo ëndërr s’do të ketë mbarim

Ku ai për një kohë u largua

Dhe ajo e priste në mallëngjim.

Kur largësia po vriste besën

Dhimbja sa vinte dhe shtohej

Tek’sa dashuria Po zbehej

Dhe zëmra pa dashur lëndohej ..

Ndoshta premtimi s’mjaftonte

Ajo fjalë e mbetur buzë detit,

Tashmë ëndrrat Po shkatërronte

Ndërsa shpresa e lodhur vazhdonte.

Do vije një ditë t’më kërkoj

Atje si gjithmonë në takim!

Aty ku premtuam përgjithmonë

Dhe pse atëherë do të jetë vonë. ———————————————