E premtja poetike me poeten:Shqipe BYTYQI
XHUBLETA
——————————
E dveti guri
çka je ti
e ngrime
me yje qëndisun
që hapave përdridhesh
moc‘ me ty jam
ia ktheu me naze
k’saj toke t’Malësisē
neolitit, mësova me vallzue
shkrola mistike
hanë e yje
yll i Davidit
një jetë guri
një jetë gruaje
gocë, grua, plakë
edhe n‘varr
me ty grua
xhubleta
bashkë
/www.qendrapress.com /