E rëndë: Shtetasi i Shqipërisë ther veten me thikë në Prizren, mjekët e gjejnë të përgjakur në park
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Prizren, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi në rrugën ‘Mursel Osmanaj’ ndodhet një njeri i cili dyshohet të jetë në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në personin në fjalë, i cili kishte pësuar lëndime si pasojë e therjes me thikë dhe i kanë ofruar atij ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rasti. Sipas informatave të para, dyshohet se 58-vjeçari i cili është shtetas i Shqipërisë, ka therur veten me thikë.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’, ndërsa viktima vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren./Rtv ‘’Besa’’/