E shtuna poetike me poeten; Korça BIBJANA

Vetëm një frymë larg teje

—————————————

Mbështillem aurorës së florinjtë

Dehem nën rrezen e parë

që ëmbël më puth faqet,

e më sjell vegimin tënd

Afsh përvëlues, dëshirë, rënie e lirë

drejtë një honi drithërues

dhe pasqyrimi të mugët,

ku udhët mbyllen

për tu hapur e çliruar sërish.

Ndjej gjakun të lëvrij vrullshëm

e të godasë zemrën ,

që përpëlitet si zogu në kafaz

e kërkon lirinë

Vetëm një frymë larg kënaqësisë

së dritës, që je Ti ,

E shpirti kërkon ta prekë këtë dritë

Emocionet lidhen si në një shall magjik,

endin ngjyrat e vjeshtë,

përzier me mallin tim të dashurisë

Unë ,përziej ëndrrat e ngelura

në filxhanin e kafesë.

Zemra ime herë e qetë

e herë në stuhi ,

midis pragjeve të mallit

e të dashurisë

Unë pyes: kur do të përfundoj kjo?

Kur do të kem veç paqe e siguri?

Thēras paqen në zemër ,

e lë këtë pikëpyetje të shkoj

si ato varkat e vogla prej letre

në ujin e rrjedhshëm.

Ndjej një qetësi të madhe ,

çdo gjë brenda zemrës preket

nga një fuqi hyjnore

Pyetjet rrjedhin në përgjigje,

dhe të gjitha përgjigjet

i ndjej në përqafime,

e më bëjnë të lumtur

e të sigurt

në timen dashuri për ty

/ëëë,qendrapress,com/