E shtuna poetike me poeten:- Lola.MEÇAJ
Ti ëndrrat mos i fshij
——————————————
E sheh atë yllin atje që shndrit më shumë?!
Jam unë si Hënë e ngrënë muzgjeve të murrmë,
grisur fytyrën nëpër degë lakuriqe,
të të bëj dritë netëve,
kur ëndrrat të mbërthejnë në gjumë,
të mos më humbësh,
të të mos humb.
Ky shi i heshtur më lag më shumë,
më ngjan si nata pa ty,
i kthjellët si loti në sy,
po nuk të bëhem më mike pagjumësi.
Fli dhe ti,
derisa të ngopet nata me gjumë,
derisa të gdhijë,
se nga malli s’vdiq njeri.
Kur të zgjohesh s’do të jem aty,
po ti ëndrrat mos i fshij.
Lola.Meçaj
/www.QendraPress.com/